Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, pasi trupat e pajetë të 5 fëmijëve janë gjetur brenda një banese. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi pranë Bordeaux, ku raportohet se katër prej trupave ishin të ngrirë.

Trupi i parë u gjet të enjten në mëngjes nga partneri i gruas, një burrë 40-vjeçar, në një qese frigoriferi. Më pas, policia zbuloi trupat e katër foshnjave të tjera në një frigorifer gjatë një kontrolli në shtëpinë e familjes. Burri 40-vjeçar që gjeti trupin e parë u mor në paraburgim, teksa gruaja 35-vjeçare, që dyshohet se është nëna e viktimave u shtrua në spital për ekzaminime gjinekologjike dhe psikiatrike. Çifti raportohet se ka dy vajza, 13 dhe 15 vjeç.