Prokuroria e Gostivarit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, që ishte raportuar më herët si e zhdukur në fshatin Negotinë të Gostivarit.
Trupi i viktimës nga Maqedonia e Veriut, ende i paidentifikuar, ishte varrosur në një gropë dhe dyshohet se bëhet fjalë për një grua që ishte privuar nga liria në mënyrë të paligjshme.
Për këtë rast, organet e hetuesisë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, duke përfshirë një ekspertizë të kryer nga prokurori publik gjatë natës. Për shkak të dyshimeve për krim, prokurori ka urdhëruar autopsinë dhe identifikimin e trupit, si dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendngjarja për të siguruar prova të mëtejshme.
Në lidhje me ngjarjen, prokuroria ka njoftuar se janë ndaluar dy persona. Njëri prej tyre është vendosur në masën e ndalimit të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa personi i dytë është mbajtur në ndalim dhe po kryhen verifikime në lidhje me rolin e tij në këtë ngjarje.
Prokuroria ka theksuar se po ndërmerren veprime të plota hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar përgjegjësinë ligjore të personave të përfshirë
