Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Bangkok, Tajlandë, ku një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në një rezervuar tualeti.

Ngjarja ndodhi më 15 nëntor, kur një pastruese në një ndërtesë zyrash në katin e tretë të një ndërtese po pastronte kur dëgjoi të qarën e një fëmije. Ajo zbuloi foshnjën e futur në një enë të mbushur gjysmë me ujë, e cila kishte duar të zbehura dhe të rrudhura nga kalimi i një kohe të gjatë në ujë.

Policia e zonës Lat Krabang shpëtoi menjëherë foshnjën dhe e dërgoi në Spital për një kontroll të detajuar. Mjekët konfirmuan se foshnja, pavarësisht rrethanave të vështira, ishte shëndetshëm dhe nuk kishte lëndime.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar identitetin e nënës dhe personave përgjegjës për këtë braktisje. Dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë të ndërtesës janë duke u shqyrtuar për të identifikuar kush e la foshnjën në tualet.