Një ngjarje e rëndë është raportuar në SHBA ku një grua 43-vjeçare dyshohet se ka mbetur shtatzënë dhe ka lindur një fëmijë me një djalë të mitur 14-veçar. Bëhet me dije se djali në fjalë ishte një miku i vajzës së saj nga shkolla e mesme.
Robyn Polston, gruaja 43-vjeçare, u arrestua të hënën në mëngjes dhe u akuzua për dy akuza për sulm seksual kriminal ndaj një viktime adoleshente dhe dy akuza për posedim të pornografisë me fëmijë, sipas të dhënave të gjykatës të marra nga The Post. Kjo pasi gruaja në fjalë kryente marrëdhënie sekuale dhe filmonte aktin me djalin e mitur. Gjatë kontrollit të celularit të saj policia gjeti materialet e filmuara të cilat akuzuan gruan në posedim të pornografisë me të mitur.
Gjithashtu nga një test ADN-je u vërtetua edhe atësia e foshnjes së saj e cila i përkiste të miturit. Gruaja 43-vjeçare dhe i mituri janë njohu në një festë shkolle ku 14-vjeçari kishte shoqëruar vajzën e saj .
Djali u largua, pastaj u kthye për një vizitë 40 javë para lindjes së fëmijës në prill 2024. Ai u kthye në zonë në gusht 2024 për të jetuar me familjen e një “miku”, thuhej në dokument.
Ajo dhe 14-vjeçari përdorën telefona me emra të rremë për të mbrojtur identitetin e tyre. Polston dyshohet se u përpoq ta detyronte atë të merrte pjesë në një mbulim krimi.

