Një rast i rëndë dhune dhe keqtrajtimi është zbuluar në Austin të Teksasit, ku viktimë është një grua.

Policia ka arrestuar pesë persona që akuzohen se kanë peng mbajtur gruan për disa muaj, mes përdhunimeve dhe torturave. Gjithçka u zbulua kur e rrëmbyera u gjet gjysmë e zhveshur, e torturuar dhe e lidhur me zinxhirë në një strukturë metalike në oborrin e një shtëpie. Fqinjët njoftuan autoritetet pasi dëgjuan thirrjet e dëshpëruara për ndihmë.

Oficerët që mbërritën në vendngjarje e gjetën gruan të lidhur në një mbajtëse thesi boksi, me lëndime të rënda dhe shenja të dukshme të abuzimit të zgjatur. Përpjekjet fillestare për ta liruar dështuan, pasi prangat metalike ishin shumë të ngushta, duke kërkuar ndërhyrjen e Departamentit të Zjarrfikësve, i cili i preu lidhjet me pajisje speciale.

Gruaja u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se ajo kishte lëndime nga izolimi afatgjatë, shenja të thella në krahë dhe këmbë, djegie dhe plagë. Sipas dëshmisë së saj, gruaja njihte njërën nga të pandehurat, 51-vjeçaren Michelle Garcia me të cilën ishte shoqe.

Nuk dihen ende shkaqet e pengmarrjes, teksa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen të plotë.