Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një grua 46-vjeçare është hedhur me tre fëmijët e saj nga dritarja e apartamentit në katin e tretë ku banonte. Tragjedia ndodhi në Catanzaro, ku nëna dhe dy djemtë e vegjël, 4 vjeç dhe 4 muajsh vdiqën menjëherë, ndërsa vajza 5 vjeçare ndodhet në gjendje kritike në kujdes intensiv në spital.

Shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihet ende, por sipas raportimeve të mediave, gruaja vuante nga probleme të lehta të shëndetit mendor. Fqinjët e përshkruajnë atë si një person të qetë, të rezervuar dhe shumë fetar.

Burri ishte gjithashtu në shtëpi kur ndodhi ngjarja dhe me sa duket u zgjua duke dëgjuar zhurma. Duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ai doli në rrugë dhe u përpoq t’i shpëtonte fëmijët para se të mbërrinte urgjenca.