Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua i ka marrë jetën vajzës së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Palermo, ku një grua 78-vjeçare vrau vajzën e saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e mbytur me litar. Tragjedia ndodhi në qendrën historike të qytetit.

Sipas hetimeve, gruaja kishte mbetur e vetme duke u kujdesur për vajzën që pas vdekjes së bashkëshortit të saj, 8 muaj më parë. Gjatë kësaj kohe, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar dhe kjo dyshohet se e ka shtyrë drejt aktit të rëndë. Gruaja e moshuar kishte frikë se e bija do mbetej vetëm pasi ajo të ndërronte jetë.

Ngjarja u zbulua nga një fqinj që dha alarmin duke lajmëruar policinë, e më pas karabinierët gjetën viktimat në banesë.