Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, teksa një 14-vjeçare që ishte zhdukur prej dy ditësh, është gjetur e vdekur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin Afragola, pranë Napolit, teksa viktima është adoleshentja Martina Carbonaro.

Ajo u gjet e vdekur të martën, pasi ishte shpallur e humbur nga familjarët që prej ditës së diel, kur kishte dalë duke thënë se do takonte një shoqe. Nëna e saj e kishte kontaktuar pas disa orësh, por telefoni i vajzës ishte fikur dhe nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen.

Trupi i pajetë i Martinas u gjet nga karabinierët në një kasolle të braktisur pranë stadiumit “Moccia”, jo shumë larg shtëpisë së saj. Ajo ishte fshehur nën një dyshek, një vend që ishte identifikuar pas analizimit të kamerave të sigurisë që kishin regjistruar lëvizjet e saj.

Hetimet janë ende në zhvillim, teksa një nga pista që po shqyrtohet se mund të jetë vrarë nga një djalë nga Verona, me të cilin Martina kishte komunikuar kohët e fundit përmes internetit. Autoritetet po analizojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.