Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e re, teksa një mësues është arrestuar i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së mitur. Mediat e huaja kanë zbuluar mesazhet tronditëse që mësuesi i dërgonte të miturës, mes tyre edhe foto e video intime të tijat.

Mësuesi raportohet se filloi të bisedonte me të miturën në Snapchat, në muajin korrik, duke përdorur një adresë me emër të rremë.

Pasi foli për pak kohë, ai i tha asaj se ishte 18 vjeç, ndërsa vajza i tha se ishte 14 vjeçe. Pavarësisht kësaj, ai i kërkoi që bisedën ta vazhdonin në një tjetër platformë, duke pretenduar se nuk ishte “e sigurt” në Snapchat dhe se ai “nuk donte të futej në telashe “.

Në këtë moment, vajza ka komunikuar me prindërit që iu drejtuan policisë. Në mënyrë që ta arrinin ta kapnin, një efektiv policie vijoi bisedën me burrin, duke u shtirur sikur ishte vajza 14-vjeçare. Pa patur dijeni ëpr këtë akt, mësuesi vazhdoi të shkruante mesazhe.

Në një prej tyre, ai i shkruan vajzës: “Dukesh shumë e lezetshme, do të doja shumë të të njihja më mirë xx”

Të nesërmen, ai i kërkoi asaj t’i dërgonte një foto dhe më pas i dërgoi një foto të tijën nudo me mesazhin: “Duke menduar për ty… ky jam unë, meqë ra fjala.”

Ai madje e ftoi në shtëpinë e tij dhe i sugjeroi ta çonte për një xhiro me makinën e tij, përpara se të ofrohej të bëhej i dashuri i saj.

Gjatë ditëve në vijim, ai i dërgoi të miturës pyetje seksuale dhe tha se do t’i dërgonte asaj imazhe nudo të tij. Ai e nisi një ditë me një mesazh: “Mëngjesi bukuroshe, si është shkolla sot?”. Ai i kërkoi asaj të dërgonte foto nudo dhe, kur ajo refuzoi, ai i dërgoi mesazhe me përmbajtje seksuale dhe një video tronditëse katër sekondëshe të vetes duke masturbuar.

Efektivi që shkruante në emër të vajzas i tha mësuesit se ndihej “e turpëruar”, megjithatë dy ditë më vonë, ai i ofroi ta merrte në një xhiro me makinë për t’u “qetësuar” dhe i premtoi se do t’i blinte bizhuteri, rroba dhe këpucë.

Më pas ai i dërgoi asaj një selfie nudo nga tualeti me mesazhin: “Po sillem keq në punë duke menduar për ty tani”, e ndjekur nga një video tjetër ku ai masturbohej. Gjatë gjithë kohës, ai vazhdonte t’i dërgonte pyetje me përmbajtje seksuale dhe të kërkonte takim. Kur policia më në fund e arrestoi, ai refuzoi të komentonte.