Një ngjarje tronditëse ka tronditur Britaninë e Madhe: një studente vetëm 23 vjeçe është dënuar me burgim të përjetshëm në Dubai, duke u futur në një nga burgjet më famëkeqe të Emirateve.

Mia O’Brien, e diplomuar me rezultate të shkëlqyera dhe me ëndrra për karrierë ndërkombëtare, është shpallur fajtore për trafik droge, ndërsa familja e saj thotë se ajo është viktimë e një kurthi. Vendimi i gjykatës së Dubait ka shokuar opinionin publik britanik, duke ndezur debate mbi sistemin gjyqësor të Emirateve.

Familjarët e saj shprehen të dëshpëruar, duke paralajmëruar se vajza e re do të përballet me kushte çnjerëzore në burgun Al-Awir, i njohur ndryshe si “Alkatrazi i Emirateve”.

“Ajo nuk do të mbijetojë. Atje të shkatërrojnë mendërisht dhe fizikisht. Ne kemi frikë se do ta humbasim përjetësisht, jo vetëm si të lirë, por edhe si njeri”, – tha mes lotësh babai i saj.

Raportet ndërkombëtare për burgun Al-Awir flasin për dhunë të vazhdueshme, abuzime seksuale, tortura, mungesë ushqimi dhe mjekimi. Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se dënimi i saj është i pabarabartë dhe se e reja nuk ka pasur një proces të drejtë gjyqësor.

Çështja e saj ka hapur një tjetër plagë në marrëdhëniet mes Britanisë dhe Emirateve, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërthyer një fushatë për lirimin e saj.