Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua dhe vajza e saj kanë humbur jetën.
Sipas mediave fqinje, trupat e dy grave u gjetën të pajetë brenda apartamentit ku ato jetonin në Larissa. Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i humbjes së jetës nuk dihet teksa raportohet se trupat e dy grave 90 dhe 66-vjeç ishin në një gjendje të avancuar dekompozimi, duke treguar se vdekjet e tyre kishin ndodhur disa ditë më parë. Një erë e fortë mbizotëronte në zonë, ndërsa autoritetet policore hynë në apartament pasi u njoftuan nga të afërmit.
Sipas informacioneve fillestare, nuk ka shenja të aktivitetit kriminal. Megjithatë, është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Departamenti i Policisë së Larisës ka marrë përsipër hetimet paraprake.
