Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bloivi.

Bëhet me dije nga nga autoritetet në Bolivi se po hetojnë përdhunimin në grup  të një vajze 12-vjeçare nga 11 burra. 

Konfirmohet gjithashtu se tre nga të dyshuarit tashmë janë arrestuar dhe policia thotë se janë në ndjekje të tetë të tjerëve.

Burrat thuhet se e kanë rrëmbyer vajzën e mitur në një aktivitet kulturor që ajo po merrte pjesë me familjen e saj, i kishin dhënë alkool dhe më pas e kishin çuar në një vend të largët ku dhe e përdhunuan.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së hënës në qytetin Oruro.

“Sapo u informuam për sulmin, filluam hetimet. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me policinë për të gjetur të tjerët përgjegjës dhe për t’i vënë para drejtësisë. Nga raporti mjeko-ligjor rezulton se vajza ka shenja të dukshme abuzimi fizik dhe gërvishtje në shtyllën kurrizore. Ne duam të sigurojmë që autorët të shkojnë në burg për 30 vjet”, tha prokurori.