Një ngjarje tragjike është regjistruar në Castelguglielmo, ku zjarrfikësit kanë nxjerrë nga një liqen artificial trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje rreth një vjeç.
Sipas mediave italiane, rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të saj.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërkohë që është dërguar edhe një helikopter me zhytës profesionistë për të vijuar kërkimet në ujë, me qëllim identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë apo gjetjen e provave që mund të ndihmojnë hetimin.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
