Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në një shkollë në zonën e Kypselit në Athinë, ku një nxënëse ka mbetur e plagosur me thikë.
Sipas dëshmive të nxënësve, një vajzë 14-vjeçare është goditur në dorë dhe është dërguar në gjendje shoku në zyrën e drejtorit të shkollës.
Menjëherë pas ngjarjes, një ambulancë ka mbërritur në shkollë dhe ka transportuar të miturën në spitalin “Aglaia Kyriakou”. Ajo është aktualisht duke marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia greke (ELAS) ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e shkaqeve të incidentit. Autorja e dyshuar është marrë në pyetje në Nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës, ndërsa mësuesit që ndodheshin në shkollë gjatë ngjarjes pritet të japin dëshmitë e tyre. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt të dhunshëm.
