Një sulm me thikë është regjistruar në shkollë në Francë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person hyri në një shkollë në Antibes në Francë dhe goditi dy persona me thikë. Të plagosur mbetën një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare.
Sipas policisë, autori ishte një 18-vjeçar një ish-nxënës në shkollë, por ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi të rëndë.