Të paktën pesë persona u qëlluan të premten në mbrëmje në Loop të Çikagos. Kishte një numër të madh të Policisë në Çikago, në bllokun 100 të “North State Street”, ku të shtënat ndodhën pak para orës 22:00.

Të shtënat ndodhën gjatë një nate shumë të ngarkuar në qendër të qytetit, pasi u festua ceremonia zyrtare të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve.

Raportimet për të shtëna me armë ishin në rrugën “State Street”. Policia e Çikagos është duke i vazhduar hetimet. Burimet për ABC7 konfirmuan se të paktën 5 persona u qëlluan.