Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në shtetin indian të Kerala, ku një grua është arrestuar pasi akuzohet se i ka djegur organet gjenitale të bijës 5-vjeçare.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në Kanjikode, ku gruaja e kreu aktin makabër pasi e mitura uronoi në shtrat. Ngjarja u zbulua pasi edukatorja e kopshtit të fëmijës vuri re shqetësimin e saj ndërsa ishte ulur dhe njoftoi autoritetet. Pas arrestimit, gjykata vendosi që 35-vjeçarja të mbahet në paraburgim për dy javë, ndërsa hetimet vazhdojnë. Akuzat janë ngritur sipas Aktit të Drejtësisë për të Mitur dhe Bharatiya Nyaya Sanhita, kodit kryesor penal të Indisë që ofron mbrojtje të fuqishme kundër krimeve të drejtuara ndaj fëmijëve.
Komiteti i Mirëqenies së Fëmijëve (CWC) e ka marrë viktimën nën kujdesin, teksa zyrtarët konfirmuan se vajza aktualisht po merr trajtim mjekësor dhe mbështetje emocionale.



