Një foshnjë vetëm 7-muajshe ka humbur jetën në Greqi pas një infeksioni të rëndë respirator, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve për ta shpëtuar.
Sipas mediave lokale, foshnja ndodhej me pushime në Hania së bashku me familjen e tij holandeze, kur gjendja shëndetësore u përkeqësua papritur. Prindërit e dërguan fillimisht në Spitalin e Hanias, ku mjekët diagnostikuan një infeksion respirator, konkretisht bronkit.
Për shkak të komplikacioneve dhe historikut të rëndë mjekësor që foshnja kishte që nga lindja, u vendos transferimi urgjent drejt Spitalit Venizelio në Heraklion.
Mjekët në Heraklion ndërhynë menjëherë dhe zhvilluan përpjekje intensive për ta mbajtur në jetë të miturin, por fatkeqësisht foshnja nuk arriti të mbijetonte.
