Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin Coari, në Brazil, ku një vajzë 2-vjeçare, Clara Vitória, ka humbur jetën pasi ra në një lumë dhe u sulmua nga piranjat. Sipas mediave lokale, Clara po ecte jashtë shtëpisë së saj, që ndodhej pranë lumit, kur rreth një vrime në një strukturë lundruese, ajo ra në ujë.
Kur prindërit e saj kuptuan se vajza kishte humbur, ata hynë në lumë dhe, pas pesë minutash, e gjetën atë pa ndjenja. Raportet thonë se shumica e lëndimeve që Clara ka pësuar ishin nga sulmi i piranjave, dhe ato kanë qenë të përqendruara kryesisht në rajonin e qafës.
Pas ngjarjes, trupi i vajzës u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

