Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Marussi, Greqi.
Bëhet me dije nga informacionet e policisë se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë.
Ndër të tjera mësohet se bomba shpërtheu në klubin e tifozëve të Panathinaikosit, në rrugën Anavryton të Athinës.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në zonën poshtë klubit. Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi nuk ka pasur zjarr.
Shpërthimi është dëgjuar në orën 03:45 të mëngjesit të së enjtes dhe ka trembur fqinjët, ndërkohë që hetimet e policisë po vijojnë, për të përcaktuar shkakun e saktë apo llojin e mekanizmit që mund të jetë përdorur. Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e policisë (TEEM).