Një tërmet i ri 5.2 sipas shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e së shtunës në Turqi . Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, i cili ende po lufton për të shëruar plagët nga tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit .
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti i ri ka ndodhur në orën 12:27 të së shtunës dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka kaluar 50,000. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmetet e mbrëmshme ka shkuar në 44.218. Në Siri, të vdekurit sipas numërimit të fundit janë 5914.