Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të Rihterit ka tronditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, të enjten, duke bërë që disa njerëz të dilnin me nxitim në rrugë, kanë thënë dëshmitarë për Reuters dhe agjencia e fatkeqësive AFAD.

AFAD ka njoftuar se dridhja kishte epiqendrën në Detin Marmara, në jugperëndim të Stambollit, përgjatë një vije çarjeje që prej kohësh është parë si një rrezik për qytetin me 16 milionë banorë.

Nuk dihet ende nëse ka pasoja në njerëz.