Portugalia ka marrë sot një vendim historik në skenën ndërkombëtare, duke njohur zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm portugez, i cili deklaroi se vendimi vjen pas konsultimeve dhe paralajmërimeve të orëve të fundit.

Ky hap diplomatik pritet të sjellë reagime të forta nga vendet aleate dhe të hapë një kapitull të ri në qëndrimin e Evropës ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Autoritetet portugeze nuk kanë dhënë ende detaje mbi hapat e mëtejshëm, por vendimi shihet si një sinjal i qartë mbështetjeje për të drejtën e palestinezëve për shtetësi.