Tre ministra të qeverisë greke kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, ndërsa dosjet e reja mbi skandalin OPEKEPE po i dërgohen Parlamentit.

Ministrat që dhanë dorëheqjen janë Yiannis Kefalogiannis, Ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, Ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Sipas burimeve, riorganizimi i kabinetit qeveritar pritet të zhvillohet sot, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë është planifikuar për nesër.

Po ashtu, pritet që edhe Kostas Skrekas të japë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re.