Një ngjarje e sa e pazakontë por edhe e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një familje ka izoluar për disa muaj 6 fëmijët e tyre të mitur në një bodrum.
Mediat e huaja raportojnë, se 3 dejm dhe 3 vajza të moshës 7 muaj deri në 7 vjeç u gjetën në bodrumin e shtëpisë e cila ishte blerë së fundmi nga babai i identifikuar si Tom Landon 54 vjeç na fshatin austriak të Obrtitz, afër kufirit çek dhe 60 milje në veri të Vjenës.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë bërë denoncimin pasi kishin dëgjuar fëmijët të qanin. Landon hodhi poshtë raportet në mediat lokale se familja e tij ishte britanike, duke këmbëngulur se gruaja e tij ishte gjermane dhe fëmijët austriakë. 54-vjeçari i cili ka shkruar më shumë se 30 libra kritikë ndaj qeverisë së vendit të tij u justifikua me faktin se në këtë çështje fajtor është futur nënkryetari i bashkisë.
“Kjo ka qenë shumë traumatike për gruan dhe fëmijët e mi dhe është për shkak se njerëz si nënkryetari i bashkisë kanë futur hundët aty ku nuk kanë nevojë. të jetë. Familja ime është e tmerruar, nuk do të kthehen në shtëpinë ku kemi jetuar për gati një vit, sepse kanë frikë se mund të kthehet policia. A e dini se kishim polici këtu me armë dhe një dash për të hyrë në pronën time? Dhe gjithçka sepse nënkryetari i bashkisë nuk i pëlqen stili ynë i zgjedhur i jetesës dhe do që ne të largohemi. Vërtet mendon se do të isha i lirë nëse do t’i kisha mbajtur fëmijët e mi të vegjël në një bodrum?”, ka thënë ai.