Në media është duke qarkulluar një video tronditëse, ku shfaqen dy gra të dhunuara të cilat kalojnë para një turmë të zhveshura.
Ngjarja ka ndodhur në Indi, ku në pamjet e publikuara shihet sesi dy gratë tërhiqen zvarrë para një turme burrash, të cilët i prekin në pjesët intime, e po ashtu ushtrojnë dhunë e i ofendojnë.
Sipas policisë, gratë u mbajtën rob pasi disa burra sulmuan disa shtëpi në një fshat, dhe janë përdhunuar në grup nga banda.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagim të ashpër, teksa vendi është në kaos nga protestat.