Një krim i pazakontë ka tronditur SHBA-të, ku një vajzë 8-vjeçare u vra me armë zjarri nga fqinji i saj,

Ngjarja ka ndodhur në Çikago, ndërsa mësohet se e mitura është vrarë teksa po luante me skuter.  Michael Goodman, 43 vjeç, fqinji i të miturës e qëlloi me plumb në kokë, pasi ishte ankuar për zhurmë.

Babai i të miturës ka reagur menjëherë, duke u përballur me vrasësin, të cilin e ka qëlluar disa herë me armë. Autoritetet raportojnë se autori ndodhet në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen e rëndë.