Në një deklaratë që ngjalli habi dhe buzëqeshje, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka me gazetarët duke thënë se do të donte të bëhej Papa i ardhshëm, pas vdekjes së Papa Françeskut.
I pyetur se kë do të shihte si pasardhës të Papës, Trump tha: “Do të doja të isha Papë.” Megjithatë, ai shtoi se nuk ka një preferencë të qartë, përveç një përmendjeje për kardinalin Timothy Dolan nga New Yorku, të cilin e cilësoi si “shumë i mirë”. Dolan, ndonëse figurë e njohur, nuk konsiderohet ndër favoritët për t’u zgjedhur.
Në listën e mundshme të kandidatëve për kreun e ri të Kishës Katolike është përfshirë një tjetër amerikan Kardinali Joseph Tobin, kryepeshkop i Newark-ut në New Jersey.
Trump dhe Papa Françesku kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar ndër vite, të shënuar nga kritikat publike të Papës ndaj politikave të ashpra të Trump për emigracionin. Ironikisht, Trump dhe bashkëshortja e tij Melania morën pjesë në funeralin e Papës në Romë fundjavën e kaluar.
Së shpejti, 133 kardinalë do të mblidhen në Konklavë për të zgjedhur Papën e ri – një zgjedhje që mbetet e hapur dhe pa një favorit të qartë.
I was excited to hear that President Trump is open to the idea of being the next Pope. This would truly be a dark horse candidate, but I would ask the papal conclave and Catholic faithful to keep an open mind about this possibility!
— Lindsey Graham (@LindseyGrahamSC) April 29, 2025
The first Pope-U.S. President combination has… pic.twitter.com/MM9vE5Uvzb
