“Shtëpia e Bardhë” ka akuzuar stafin e sigurisë në OKB për një komplot me qëllim turpërimin e Donald dhe Melania Trump, pas një incidenti ku u përfshinë çifti presidencial.
Sipas mediave të huaja, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka akuzuar stafin e saj se ka fikur qëllimisht shkallët lëvizëse që të çonin tek salla ku do zhvillohej mbledhja, para fjalimit të tij.
Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u detyruan të ngjiteshin në një shkallë lëvizëse të martën kur ajo u ndal papritur ndërsa çifti hyri në selinë e OKB-së në Manhattan.

Sekretarja e Shtypit Leavitt, citoi një raport të gazetës “The Times” të dielën, i cili vuri në dukje se stafi i OKB-së kishte “bërë shaka” se mund të fiknin shkallët lëvizëse dhe ashensorët në ndërtesë. Punonjësit thuhet se planifikuan ta bënin Trumpin të ngjiste shkallët dhe më pas t’i thoshin se nuk kishin fonde për t’i vënë në punë.
“Nëse dikush në OKB i ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po shkelnin mbi to, ata duhet të shkarkohen nga puna dhe të hetohen menjëherë”, tha Leavitt në një postim në X.