Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, duke e bërë emërtimin e ri të vlefshëm për përdorim zyrtar nga institucionet federale amerikane.

Sipas urdhrit, Departamenti i Brendshëm dhe sekretari Doug Burgum duhet të përditësojnë sistemin federal të emërtimeve gjeografike dhe dokumentet përkatëse.

Megjithatë, vendimi ka fuqi vetëm brenda përdorimit zyrtar të qeverisë amerikane. Trump nuk ka autoritet të detyrojë Kanadanë apo institucionet ndërkombëtare që të përdorin emrin e ri.

Liqeni Ontario është një nga pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut dhe ndodhet mes provincës kanadeze Ontario dhe shtetit amerikan të Nju Jorkut.

Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të forta mes Uashingtonit dhe Otavës, veçanërisht për shkak të përplasjeve tregtare dhe tarifave të vendosura nga të dyja palët.

Ideja për ndryshimin e emrit ishte hedhur nga Trump më herët gjatë kësaj jave dhe tashmë është formalizuar për përdorim nga administrata amerikane.