BBC ka bërë të ditur se do të mbrojë veten kundër një padie për shpifje të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkon 10 miliardë dollarë kompensim për transmetimin e fragmenteve të redaktuara të një fjalimi të tij më 6 janar 2021. Trump e paditi BBC-në pas transmetimit të klipave ku ai dukej të ftonte mbështetësit e tij të shkelnin Kapitolin, përpara se ata të sulmonin ndërtesën e Kongresit amerikan, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Një zëdhënës i BBC-së tha se “siç e kemi thënë më parë, do ta mbrojmë këtë çështje në gjykatë”, duke theksuar se nuk do të komentoheshin më tej detajet mbi procedurat ligjore. Trump argumenton se montimi i fjalimeve të tij krijoi një përshtypje të rreme, duke e lënë të kuptohet se ai po nxisnin dhunën, pasi u hoq një frazë ku ai kërkonte që mobilizimi të ishte paqësor.

Megjithatë, BBC ka kërkuar falje për gabimin në transmetimin e materialit dhe ka pranuar se montimi i klipave krijoi një përshtypje të pasaktë. Sidoqoftë, ajo ka theksuar se nuk beson se ka një bazë ligjore për këtë padi, dhe do të mbrojë qëndrimin e saj në gjykatë.