JD Vance do të jetë kandidati i republikanëve për president në zgjedhjet e vitit 2027. Kjo është ajo që sekretari i shtetit Marco Rubio u ka thënë privatisht njerëzve të tij të besuar.
Diplomati më i lartë amerikan ka shprehu gjithashtu se do ta mbështesë zëvendës-presidentin aktual nëse ai zgjedh të kandidojë. Bruime për Politico thanë se Rubio do të bëjë gjithçka për të mbështetur JD Vance në këtë rrugë. Një tjetër burim tha se dy zyrtarët amerikanë janë miq dhe askush nuk pret që Rubio në ndonjë moment ta kritikojë numrin dy të qeverisë amerikane.
Pritshmëritë janë që JD Vance të kandidojë për Kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe Rubio do të jetë krah tij si zëvendës-president.
Presidenti Donald Trump i ka përmendur vazhdimisht Vance dhe Rubio si dy pasardhësit e tij të mundshëm, madje ka sugjeruar se të dy duhet të garojnë brenda partisë republikane që njëri prej tyre të zgjidhet si kandidati për president. Si sekretari i shtetit ashtu edhe zëvendës-presidenti kanë këmbëngulur se janë miq të mirë, edhe pse spekulimet janë në rritje se kush do ë trashëgojë mantelin e lëvizjes Make America Great Again pas përfundimit të mandatit të Donald Trump.
Vance, si zëvendë-spresident dhe Rubio, i cili kandidoi brenda partisë në vitin 2016, janë zgjedhje të natyrshme për të pasuar presidentin aktual.
Rubio ka deklaruar publikisht se Vance “do të ishte një kandidat i shkëlqyer”, edhe pse është herët dhe pas 3 vitesh ambiciet e tij mund të kenë ndryshuar. Zgjedhjet e vitit 2028 janë ende larg dhe sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit që mbahen vitin e ardhshëm do ta ndryshojnë situatën.


