Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, si përmes ndërmjetësve, ashtu edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Duke folur për gazetarët, Trump tha se kontaktet mes dy vendeve kanë nisur dhe se negociatat po ecin në një drejtim pozitiv.
“Po flasim me Iranin tani dhe bisedimet po shkojnë mirë. Gjëra të mira mund të ndodhin”, u shpreh presidenti amerikan, duke shfaqur optimizëm për mundësinë e një përparimi diplomatik.
Trump pretendoi se kërkesa e Teheranit për dialog ka ardhur si pasojë e presionit të ushtruar nga Uashingtoni. “Ata nuk do të kishin kërkuar takim nëse gjërat do të shkonin keq për ne. Arsyeja e vetme është se i kemi goditur shumë rëndë”, deklaroi ai.
