Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa doganore prej 35% ndaj shteteve të Bashkimit Evropian nëse këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin angazhimin e tyre për të investuar në mallra amerikane.

Ky është kërcënimi i radhës i Donald Trump për Evropën, teksa presidenti amerikan nuk heq dorë nga tarifat tregtare.

Kur u pyet se cilat janë “kriteret” e marrëveshjeve për të detyruar BE-në të përmbushë premtimet e saj , Trump fillimisht deklaroi se BE-ja do të paguante 650 miliardë dollarë, por më pas e rrumbullakosi shifrën në 600 miliardë dollarë.

“Ne jemi përsëri një vend i pasur”, tha Trump, duke shtuar se investimi prej 600 miliardë dollarësh mund të përdoret për çfarëdo që ai do.