Kina thotë se do të luajë një rol për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë të cituar nga CNN, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se të gjitha palët kanë përgjegjësi për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji.

“Kina, si mik i sinqertë dhe partner strategjik i vendeve të Lindjes së Mesme, do të intensifikojë komunikimet me palët e përfshira dhe do të luajë rol konstruktiv për uljen e tensioneve dhe rikthimin e paqes”, thuhet në deklaratë.