Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, ka njoftuar se çdo marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA dhe Izrael duhet të përfshijë pagesën e dëmshpërblimeve dhe garanci të forta ndërkombëtare për të parandaluar agresionet e ardhshme.
Pezeshkian theksoi se gjatë bisedimeve me udhëheqësit e Rusi dhe Pakistan, ai riafirmoi angazhimin e Iranit për paqen në rajon, duke e lidhur përfundimin e konfliktit me njohjen e “të drejtave legjitime” të vendit dhe dëmshpërblimin për humbjet e shkaktuara nga sulmet e huaja.
Kjo deklaratë vjen pavarësisht pretendimeve të Donald Trump se lufta është nën kontroll dhe mund të përfundojë “së shpejti” sipas vullnetit të SHBA-së, pa një plan konkret për t’i dhënë fund konfliktit apo për të zgjidhur çështjen e bllokadës së transportit detar nga Irani.
Ekspertët paralajmërojnë se tensionet mbeten të larta dhe çdo vendim për paqe do të kërkojë negociata të ndërlikuara, duke përfshirë edhe sigurimin e rrugëve të sigurta për transportin ndërkombëtar të naftës.
