Gjuha e ashpër që kishte përdorur ndaj Zohran Mamdanit, bëri të mendohej se takimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë së New Yorkut, dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte mjaft i tensionuar.
Por në fakt, ndodhi e kundërta. Presidenti u tregua mjaft i përzemërt me rivalin demokrat.
“Ne do ta ndihmojmë atë. Duket se kemi dakordësi për shumë më tepër gjëra nga sa e kisha menduar”, tha Trump.
Mesazhi i kreut të shtetit amerikan ishte shumë i ndryshëm nga kërcënimet që përcillte gjatë fushatës zgjedhore për kreun e bashkisë së Nju Jorkut, kur thoshte se do t`ia bllokonte qytetit fondet elektorale nëse fitoren do të rrëmbente Mamdani.
“Ne kemi një të përbashkët të madhe. Ne dëshirojmë që ky qyteti ynë, të cilin e duam aq shumë, të zhvillohet sa më shumë. Mendoj në fakt, se ai do t`i habisë disa konservatorë. Shpresojmë të jetë një kryetar bashkie vërtet të shkëlqyer”, u shpreh Trump.
Ne sfondin e një pyetjeje mbi komentet e tij të mëparshme se Mamdani është një “komunist”, Trump tha me shaka: Po mirë, edhe ai të përgjigjet thjesht “po” kur të pyetet nëse kishte pohuar se besonte që presidenti është fashist.
