E teksa Moska përshkallëzon luftën duke kërcënuar ta kalojë atë përtej kufijve të Ukrainës, presidenti amerikan Donald Trump i bën thirrje Kievit që të ndalë sulmet kundër rafinerive ruse të naftës. Sipas tij ato që po ndikojnë në furnizimet globale me naftë e po rrisin çmimet.
“Zoti Zelenskiy duhet të bëjë një gjë: duhet të ndalojë sulmet ndaj karburantit dizel në Rusi. Le të godasë objektiva të tjera, por jo impiantet e karburantit dizel, sepse po shkakton mungesë të naftës dizel.Kjo nuk po shkaktohet nga Lindja e Mesme. Po shkaktohet nga ajo që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne kemi folur me zotin Zelenskiy për këtë çështje. Ka plot objektiva të tjera që mund të goditen, por jo karburanti dizel. Kjo po dëmton. Po dëmton të gjithë botën. Ne nuk duam që ai të godasë objektet e karburantit dizel. Ai po godet rafineritë e naftës dizel.”
