Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë.

Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkruan se komunikimi mes dy palëve ka vazhduar rregullisht edhe ditët e fundit, duke përfshirë biseda që, sipas tij, janë zhvilluar disa herë brenda javës.

Ai i cilëson të pasakta lajmet që flasin për dështim të negociatave dhe ndërprerje të kontakteve diplomatike.

Sa i përket rezultatit të bisedimeve, Trump nuk jep detaje konkrete, por lë të hapur mundësinë e çdo zhvillimi.

Në mesazhin e tij, ai i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje, duke kujtuar se situata, sipas tij, ka zgjatur për dekada dhe nuk mund të vazhdojë pafundësisht.