Izraeli po organizon gjithçka për mundësinë e një vizite të Presidentit amerikan, Donald Trump, nëse arrihet marrëveshja për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e armëpushimit në Gaza.

Sipas raportimeve të Ynet, në Izrael besojnë se Trump synon të udhëtojë personalisht në rajon për të festuar këtë arritje të rëndësishme. Megjithatë, vizita varet plotësisht nga rezultatet e bisedimeve që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku deri tani sinjalet janë pozitive.

Egjipti, që ka rol kryesor si ndërmjetës në këtë proces, e ka ftuar Trumpin të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse, e cila mund të mbahet në Kajro.