Qytetarët libanezë të zhvendosur nga luftimet e fundit kanë nisur të rikthehen në shtëpitë e tyre, pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi 10-ditor që i dha fund përkohësisht përplasjes gjashtëjavore mes Izraelit dhe grupit të armatosur Hezbollah.

Pamjet e publikuara tregojnë dhjetëra persona që udhëtojnë në këmbë dhe me automjete drejt zonave të tyre të banimit, ndërsa rikthimi është vënë re edhe në qytetin jugor të Sidonit.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se palët, Izraeli dhe Libani, kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm, i cili sipas tij pritej të hynte në fuqi brenda pak orësh.