Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Kubë, duke e cilësuar regjimin në Havana si një kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në deklaratën e tij, Trump vlerësoi historinë e Kubës si një rrugëtim drejt lirisë dhe theksoi se “dashuria për liri” e popullit kuban ka mbijetuar pavarësisht regjimit aktual.

Presidenti amerikan akuzoi qeverinë kubane për shtypje politike, mungesë zgjedhjesh të lira, censurë dhe keqmenaxhim ekonomik, të cilin e lidhi me “ideologjitë e majta radikale”.

Sipas Trump, administrata amerikane ka ndërmarrë masa për të kufizuar mbështetjen ekonomike dhe financiare ndaj autoriteteve kubane, si dhe ka vendosur sanksione ndaj strukturave ushtarake dhe të inteligjencës së vendit.

Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë vepruar kundër rrjeteve rajonale që, sipas tij, kontribuojnë në destabilizimin e hemisferës perëndimore, duke paralajmëruar se Uashingtoni nuk do të tolerojë “shtete që veprojnë si kërcënim vetëm pak milje larg territorit amerikan”.

Në fund të deklaratës, Trump shprehu mbështetje për popullin kuban dhe komunitetin kubano-amerikan në SHBA, duke theksuar shpresën për një “epokë të re lirie” për ishullin.