Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pritur në një takim homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave të huaja, lideri ukrainas është shfaqur i buzëqeshur ndërsa mirëpritet nga Trump, i cili ngre grushtin lart dhe pozon për kamerat.
Zelensky dhe Trump kanë shkëmbyer disa fjalë ndërsa kanë bërë edhe një foto përpara se të hyjnë brenda për takimin.
Një gazetar i bërtet Trumpit dhe e pyet nëse Vladimir Putin po “negocion me mirëbesim”, por ai nuk iu përgjigj.
Ndërkohë Trump ka marrë një moment edhe për të komplimentuar veshjen e Volodymyr Zelenksyy-t.
“Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, thotë presidenti amerikan.
Kujtojmë se Zelenskyy u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale për mosveshjen e kostumit gjatë takimit të tij të parë me Trump në shkurt.
Lideri ukrainas u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.