Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka kursyer as gjeneralët dhe admiralet e ushtrisë amerikane gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi.

Teksa ishte duke folur në Quantico, Trump u shpreh se kushdo që nuk e vlerëson fjalën e tij mund të largohet dhe se kjo do të ndikojë në karrierën e tyre.

“Nuk kam hyrë kurrë në një sallë kaq të qetë më parë. Më thanë: ‘Zoti President, nuk do të dëgjoni asnjë pëshpëritje në sallë’. Unë thashë që duhet t’i bëj këta djem të relaksohen pak. Nëse nuk ju pëlqen çfarë po them, mund të largoheni nga salla. Dhe shkoftë grada juaj, shkoftë dhe e ardhmja juaj. Do të takohem me gjeneralë, admirale dhe udhëheqës, dhe nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj në vend”– tha Trump.