Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të.
Gjatë një interviste, Trump tha se nuk beson që kjo të ndodhë dhe nga ana tjetër nuk hezitoi t’i thurte lavde ushtrisë amerikane për kapjen e Nicolas Maduros.
“Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk I ka armët tona”-, tha ai.
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë në qeli, në qendrën “Metropolitan Detention Center” në Brokiyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “të burgosur lufte”.




