Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga shpallja e fituesit t çmimit Nobel për paqen, presidneti marikan Donald Trump ka marrë një tjetër mbështetje.

Sipas raportimeve të fundit, Rusia do të mbështeste nominimin e Presidentit të SHBA-së. Deklarata u bë nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Fituesi i çmimit të vitit 2025 do të shpallet në orën 12:00, por vëzhguesit me përvojë të institucionit thonë se është shumë e pamundur që Trump të fitojë. Rusia ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për përpjekjet e Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në deklaratat e lëshuara dje, tha se Kievi do ta nominonte Trump për Çmimin Nobel për Paqen, të cilin ai vetë e dëshiron me zjarr, nëse ai mund të arrinte një armëpushim.