Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një afat të qartë për grupin palestinez Hamas, duke paralajmëruar pasoja të ashpra nëse nuk pranohet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza deri të dielën në ora 18:00, sipas orës lokale të Uashingtonit.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump shkroi:
“Një marrëveshje me Hamasin duhet të arrihet deri të dielën në mbrëmje në orën GJASHTË (6) pasdite, me orën e Uashingtonit, D.C. Çdo shtet e ka nënshkruar! Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë ferri siç askush nuk e ka parë më parë kundër Hamasit. DO TË KETË PAQE NË LINDJEN E MESME, NË NJË MËNYRË APO TJETRËN.”
Komentet e tij vijnë në një kohë tensioni të lartë në rajon dhe pas disa përpjekjesh ndërkombëtare për ndërmjetësim mes Izraelit dhe Hamasit.