Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me një tarifë prej 50% nëse transferon armë në Iran. Ai shtoi se dyshonte se Pekini do ta bënte këtë, pavarësisht se inteligjenca amerikane tregonte se kishte plane të tilla.
“Dëgjoj lajme se Kina po jep raketat supore, të cilat quhen raketa supore, raketa anti-ajrore. Dyshoj se do ta bënin këtë, sepse unë kam një lidhje dhe mendoj se nuk do ta bënin këtë”, tha ai për Fox News në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo”.
Ai u shpreh se ndoshta Kina e ka bërë në fillim, por theksoi se nuk mendon se do ta bëjnë më.
“Por nëse i kapim duke bërë këtë, ata marrin një tarifë prej 50%, që është një shumë marramendëse”, tha Trump.
Inteligjenca amerikane tregon se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda pak javësh të ardhshme, sipas tre personave të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.
