Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për sulme ndaj infrastrukturës së tij, duke paralajmëruar se nëse Teherani nuk dorëzohet, SHBA-të mund të godasin ura dhe termocentrale.
“Dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë termocentrale. Nuk do të kenë asgjë”, tha ai gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Trump siguroi se SHBA-të “nuk do të shkojnë më tej se kaq”.
Ai shtoi se, nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje, do të kishte marrë naftën për të siguruar fitime dhe për të mbështetur popullin iranian.
Presidenti gjithashtu theksoi se populli amerikan dëshiron kthimin e trupave në shtëpi, duke treguar përparësi për menaxhimin e krizës.
Top Channel
