Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Iranin. Ai shtoi se, edhe nëse do të kishte plane të tilla, nuk do t’i bënte publike.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump përsëriti pretendimet e tij se SHBA-të dhe Izraeli kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit. Sipas tij, janë “zhdukur” marina, forca ajrore dhe udhëheqja iraniane. Trump u pyet gjithashtu nëse Uashingtoni planifikon të rrisë praninë ushtarake në rajon, por u përgjigj prerazi se nuk do të vendosë trupa “askund”. Megjithatë, ai la të kuptohet se planet ushtarake nuk diskutohen publikisht, duke thënë:
“Edhe po të kisha plan, nuk do t’jua tregoja”.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ndërsa ai vazhdon të theksojë qëndrimin e tij për shmangien e angazhimeve të drejtpërdrejta ushtarake, duke pretenduar njëkohësisht sukses në dobësimin e kundërshtarëve.


